HomeLifestyle

Trendit të biçikletave të reja të Tiranës nuk i shpëtojnë dot as gazetarëve

Biçikletat motobike në Tiranë po pushtojnë çdo rrugë të kryeqytetit. Këtij trendi të fundit nuk i kanë shpëtuar as figurat publike. Një prej tyre ëshë edhe gazetari i njohur, Lutfi Dervishi, i cili ka zgjedhur biçikletën portokalli në vend të makinës.

“Çfarë përvoje e bukur me #motobike # Tirana! Rikthim me biçikletë pas gati 30 vjetësh …”, shkruan Lutfi Dervishi në twitter.

Tirana është qyteti i parë në Ballkan që ka futur sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet. Çdo qytetar që do të lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin “Mobike” ne telefonin e tij/tiranapost.al


TË NGJASHME