HomeBotë

Treni del nga shinat, dhjetra të plagosur!

Një tren në Uashington ka dalë nga shinat dhe dy prej vagonave kanë rënë në autostradë.

Sipas policisë së Ushington, vagonat u kanë rënë sipër disa makinave, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona, por ende nuk raportohet për të vdekur.

Mësohet se një grup i konsiderueshëm njerëzish kanë mbetur të bllokuar ende në tren.

Treni para aksidentit raporton BBC, po udhëtonte me një shpejtësi prej 130 kmh me të paktën 75 veta në bord.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit është duke hetuar të gjithë ngjarjen


TË NGJASHME