Kosovë Kulturë Lajme

Tri gra kosovare në garë për çmimin ‘Oscar’

Sivjet është vit i veçantë për industrinë e filmit kosovar, pasi që tri regjisore të saj, Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe More Raça, janë kualifikuar për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë – Oscar.

Filmi debutues i metrazhit të gjatë i Blerta Zeqirit MARTESA. Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu luajnë protagonistët në rrëfimin e një burri që e mban një fshehtësi nga gruaja e tij – është i dashuruar në shokun e tij të ngushtë.

Në një intervistë për Hollywood Reporter, duke folur për motivimin e saj për ta shkruar këtë histori, Zeqiri tha: “nuk ka kuptim të ndalohet dashuria”. MARTESA është propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar – kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Filmi i shkurtër i Lendita Zeqirajt GARDHI. Ky film e përcjell një fëmijë të vogël, të cilin e luan Art Lokaj, duke u ballafaquar me veset e familjes së tij të përçudnuar, derisa miku i tij rom e prejt jashtë. Filmi prek mbi temën e përjashtimit, shovinizmit dhe racizmit në shoqërinë kosovare.

AJO nga More Raça flet për temën e dhunës në familje dhe e përcjell trimërinë e një vajze të vogël, të luajtur nga Diella Valla, e cila e bën të pamundurën për ta shpëtuar vetveten dhe nënën e saj, të cilën e luan Aurita Agushi.

“Këto tri kualifikime vetëm sa vazhdojnë ta pasqyrojnë trendin e zhvillimit të industrisë kosovare të filmit, derisa po prodhojmë gjithnjë më shumë filma dhe i ndajmë ata me botën. Kemi shpresa të mëdha për atë se çfarë do të sjellë e ardhmja për talentët tanë” tha Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës.

 

Related posts

Arrihet marrëveshja! “Arena Kombëtare” tashmë do të quhet “Air Albania Stadium”

Mila

Basha mesazh nga Himara

Mila

Liberi, dhjetëra fëmijë të vdekur nga zjarri në një shkollë

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!