HomeShëndeti

Tri metodat shtëpiake për t’i rritur flokët shumë shpejt

Përpara se t’i shihni metodat shtëpiake për t’i rritur flokët më shpejt, fillimisht është e rëndësishme ta kuptoni se sa shpejt rriten flokët në mënyrë natyrale.

Sipas ekspertëve amerikanë, flokët rriten rreth 1.25 centimetra në muaj.

Sidoqoftë, përveç se duhet të keni kujdes të mos përdorni produkte që jua dëmtojnë flokët dhe të ushqeheni mirë, ka edhe disa ilaçe shtëpiake për rritje të shpejtë të flokëve.

Rritni flokët shpejt me vaj kokosi
I përbërë me acide të ndryshme yndyrore, vaji i kokosit u bënë efekt flokëve më shpejt dhe më thellë sesa çdo zbutës tjerë, dhe për shkak se është 100% natyral ju mund ta përdorni atë sa herë të doni pa i dëmtuar flokët.

Këto janë disa prej përfitimeve që vaji i kokosit i ka në flokët tuaj:

– Shërben si hidratues i mahnitshëm për flokët e thara
– I shkëlqen flokët
– E redukton humbjen e proteinave në flokë – është i vetmi vaj që e bën këtë
– Përmban veti antibakteriale për një skalp më të shëndetshëm.

Rritja e flokëve me aloe vera
Aloe vera ka veti të mahnitshme që mund të përdoren për shumë ilaçe tjera shtëpiake.

Sa i përket çështjes së flokëve, aloe vera mund t’i forcojë dhe riparojë ato, e promovon rritjen e flokëve, e pastron skalpin dhe të gjitha këto e përmirësojnë shëndetin e flokëve.

Provoni ta aplikoni aloe veran në skalp dhe ta masazhoni nëpër flokë. Lëreni aty një orë para se t’i lani flokët.

Rritja e flokëve me vezë
Vezët janë të mbushura me shumë nutrientë, duke përfshirë biotinë, vitaminë A, D dhe foliat – shumica prej të cilave gjenden në flokë.

Përzieni dy të verdhë të vezës me dy lugë gjelle vaj ulliri dhe aplikojeni produktin në flokë.

Lëreni ashtu për 20 minuta pastaj pastroni flokët me ujë të ftohët dhe shampon.


TË NGJASHME