HomeModa

Tri trende veshjesh që duhet t’i vidhni menjëherë nga java e modës

Java e modës në Copenhagen duhet të shërbejë patjetër si frymëzim për t’i shtuar disa gjëra gardërobës tuaj. Ne kemi veçuar tri trende që janë ndër më të pëlqyerat aktualisht dhe do të vazhdojnë të jenë edhe në sezonin tjetër.

1

Roza e ndezur
Nëse gjatë sezoneve të kaluara kanë dominuar ngjyrat e pastelit, tani është radha e rozës së ndezur. Do ta shohim ngado dhe mos u mendoni dy herë para se të bëni tuajën një veshje në këtë ngjyrë. Ka shumë mënyra për ta kombinuar, çka është një arsye më shumë për ta pasur në dollapin tuaj.

2

Xhaketat ‘oversized’
Xhaketat ‘oversized’ kanë qenë gjithmonë trendy, por duket se me kalimin e kohës po bëhen gjithmonë e më të mëdha. Mund të vishen sipër gjithçkaje, por edhe pa asgjë poshtë, nëse jeni nga ato që guxoni. Po ashtu, me një palë pantallona serioze mund të krijoni një ‘look’ mashkullor, që është ndër më të pëlqyerit këtë sezon.

3

Bluzat ‘crop’
Bluzat ‘crop’ po i shohim gjithandej këtë vit dhe rezultuan më “normale” për t’u veshur në përditshmëri. Mund të vishen me çdo gjë dhe ju bëjnë të dukeni më të gjata dhe sigurisht më trendy. Ky trend i viteve ’90 është rikthyer për të qëndruar gjatë.


TË NGJASHME