HomeSociale

Tritan Kalo: Rastet me COVID-19 ka gjasë të ulen gradualisht

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo tha se ka ende qytetarë që nuk janë ndërgjegjësuar, lidhur me zbatimin e masave kundër koronavirusit, ndaj dhe lehtësimi gradual i tyre shoqërohet me brengën se mos rishtohen rastet e të infektuarve.

Sipas mjekut Kalo, shkruan në “Facebook”se rastet me COVID-19 ka gjasë të ulen gradualisht, por në mungesë të një profilaksie specifike vaksinale, ai mundet edhe të bëhet pjesë e panelit të viruseve shkatuese të infeksioneve respiratore.

Mesazhi i plotë i mjekut:

Jetojmë kohë COVIDIANE, ndaj edhe problematikat e lidhura me pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19 ishin edhe ato çka diskutuam në këtë intervistë…Hapja graduale bazuar në stabilizimin e rasteve, uljen e shtrimeve në spital dhe në repartet e terapisë intensive në strukturat Covid-1 dhe Covid-2, shoqërohet edhe me brengën e mos rishtimit të këtyre rasteve, nisur nga mos-vetëndërgjegjësimi i një pjese jo të neglizhueshme të popullatës, ose ajo që njihet si “valë e dytë e infeksionit Covid-19”….

Rastet me COVID-19 ka gjasë të ulen gradualisht, bazuar edhe në rritjen e imunizimit të popullatës ndaj tij, POR në mungesë të një profilaksie specifike vaksinale, Sars-Cov2 mundet edhe të bëhet pjesë e panelit të viruseve shkatuese të infeksioneve respiratore, sikundër janë bërë me kohë edhe virusi H3N2 (shkaktari i Pandemisë së Gripit të 1968) apo H1N1 (shkaktri i pandemisë së gripit të derrit të 2009)…Është kjo arësyeja që përkon me idenë e rikthimit të tij, së bashku me këto viruse dhe viruseve të tjera shkaktarë të virozave respiratore stinore, në mesin e të cilave ka edhe coronaviruse të tjerë, POR jo Beta-coronaviruse si Sars-Cov2/Covid-19….

TYNELI ka dritë në fund të tij, por kemi ende shumë rrugë për të bërë në të…..NDËRKOHË që mësojmë edhe më shumë për këtë “flamë mbarëbotërore”, si dhe GRADUALISHT i rikthehemi jetës socio-ekonomike me mësimet e nxjera nga kuarantinimi disa javorë: BËJ KUJDES, Respekto Distancimin fizik, KUJDES me higjenën individual dhe atë kolektive si dhe VETËNDËRGJEGJËSOHU për gëzimin e jetës tënde, por edhe në respektimin e jetës së tjetrit që gjallon pranë teje…BASHKË ME SIGURI NE DO JA DALIM MBANË!!!

K.S/GotaNews


TË NGJASHME