HomePolitikë

Tritan Shehu: Rama në Ohër ‘kurorëzon’ Vuçiçin për Jugosllavinë e Re

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama “kurorëzon” Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për Jugosllavinë e Re nëpërmjet projektit të mini- Shengenit ballkanik.

Sipas tij, ky projekt nuk përputhet me aspiratat tona perëndimore.

Reagimi i plotë i Shehut:

Vucicit nepermjet “Shengenit Ballkanik” te tij po i jipet lidershipi ne “Jugosllavine e Re”, ndersa shqiptaret po humbin rolin paresor per stabilitetin e Rajonit.

Nderkaq “Unioni” i Vucicit me Ramen pa «busull» nen «petkun» e levizjes se lire tashme reale, po kthehet ne nje “ngrehine”, qe gjeneron idete skeptike per integrimin e Rajonit dhe me Traktatin Serbi-Euroasinë shkon drejt tij.

I tille ky nuk perputhet me aspiratat Perendimore e Europiane te Rajonit dhe bije ndesh me interesat tona jo thjesht prej zbehjes se rolit te Shqiperise apo prej anashkalimit te Kosoves, por edhe sepse na devijon orientimin.

Shqiptaret e Rajoni e kane te ardhmen ne BE, gje qe arrihet duke implementuar secili vend standartet e modelet e «Brukselit» ne lidhje direkte me ate e jo duke u bashkuar ne «Unione» sui generis, alternative e periferike.

Ky «Shengen» larg partneritetit dobiprures, ne opsionin e tij me te mire cvendos vemendjen nga permbushja e standarteve te Brukselit e rigjalleron idene per Rajonin vetem si nje njesi e larget orbitale e BE-se..,ne realitet eshte me keq!

Per ne qe e kemi «busullen» nuk eshte «bashkimi» ne Lindje me Serbine aspirata e jone, por eshte ajo ne BE me vendet antare te tij gje qe justifikon sot te tilla «Unione» vetem me ato shtete, vecanerisht fqinje.


TË NGJASHME