Kronikë Lajme

Tritol në parukeri, kapet pas një muaji autori

Një muaj pas ngjarjessë ndodhur në Nikël, ku iu vendos tritol një parukerie, Policia e Krujës ka arritur të arrestojë autorin.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 24-vjeçarin B. Sh., të cilin e akuzon për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, ndërsa ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin E. Sh., të dy banues në Nikël.

Njoftimi i policisë:

KRUJË
Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë ku një biznesi në Nikël iu vendos lëndë eksplozive.

– Sekuestrohen kapsolla detonatore dhe fitila zjarrëpërcjellës;
– Nga puna hetimore e kryer në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit është arrestuar 1 shtetas dhe shpallur në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit (parukieri) të shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse.

Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 5 fitila zjarrëpërcjellës;
• 5 kapsolla detonatore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit fton qytetarët të vijojnë të mbështesin dhe bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital, se vetëm bashkërisht e luftojmë më mirë paligjshmërinë dhe ndërtojmë një ambient sa më të sigurt për fëmijët tanë!

Related posts

Jehona e protestës së PD-LSI në mediat e huaja

Mila

Drejtori i ri i Burgjeve, ja kush do zëvendësojë Stefan Çipën

Mila

Loredana arrestohet në Zvicër, ish-menaxheri i Mozzik i ofendon keq

Tatani
Na Kontaktoni!