HomeSport

Tritol, plagosje e kërcënime/ Çfarë po ndodh me drejtuesit e Vllaznisë?

Mëngjesi i djeshëm ka risjellë edhe njëherë në vëmendje kërcënimet për shkak të detyrës dhe jo vetëm. Administratori i Vllaznisë, Suad Lici ka gjetur një sasi eksplozivi në pjesën e pasme të makinës dhe menjëherë ka lajmëruar policinë. Për fat, mjeti plasës nuk ka shpërthyer dhe situata ka kaluar pa dëme në njerës apo materiale . Në lidhje me këtë ngjarje, vetë Lici për mediat është shprehur se nuk ka asnjë konflikt dhe mbase kjo mund të jetë për shkak të detyrës si administrator i klubit Vllaznia.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin në Shkodër. Grupe ose individë të caktuar që kërkojnë aktivizimin ose grumbullimin e lojtarëve të ndryshëm, kanë kryer edhe më herët veprime kërcënuese ndaj drejtuesve apo ish-trajnerëve të këtij ekipi. Ernest Gjoka do të sulmohej me thikë në kohën kur ishte trajner në Shkodër, fatmirësisht pa dëme. Agim Canaj dhe Armando Cungu kanë marrë kërcënime të ndryshme me telefon ose përballë, duke u hasur me një klimë të pakuptimtë në qytetin që është djepi i futbollit.

Si të mos mjaftonin këto, krimi ka nritur krye duke u përgjigjur me eksploziv, një nivel që vë në rrezik protagonistët e sportit më të ndjekur në planet. Për 101 vjetorin e klubit Vllaznia, drejtuesit dhe sportdashësit kanë marrë si “dhuratë” një sasi tritoli, shumë pasiguri dhe pikëpyetje për të ardhmen.


TË NGJASHME