HomePolitikë

Tritol shtyllës së tensionit në Laç, PS akuzon opozitën

Është goditur me tritol një shtyllë transmetimi 400 KW në Laç. Qeveria ka denoncuar shpërthimin me tritol e ndërkohë ministrja Elisa Spiropali dhe kreu i grupit të PS Taulant Balla kanë reaguar në rrjetet sociale.

Elisa Spiropali: Vesi del me shpirtin!Goditet me tritol linja e transmetimit 400 Kë në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit!E keni kot,hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni?

Ndërsa Balla ka shkruar: Aktet e dhunes te komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotem tek triotoli ndaj shtyllave te tensionit te larte, synojne te nxijne fytyren e Shqiperise dhe gjithe shqiptareve.
Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte.

Të gjitha maskat kane rene. Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata qe shfarosen Gerdecin, tani duan të vijnë perseri në pushtet përmes forces, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanet e vjeter, te frikesuar nga drejtesia e re qe po vjen, jane bere te gjithe bashke per te mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithemone ne kurriz te shqiptareve.

 


TË NGJASHME