HomeSociale

Tritoli në Vlorë, merret në pyetje pronari i biznesit

Për pakon me eksploziv para zyrës ligjore në Vlorë, policia ka marrë në pyetje vetë pronarin Orest Zhupa. Në dëshminë e tij, ai ka thëne se nuk kishte konflikt me njeri, dhe se pako ishte vendosur kohën kur ishte pushim.

Sipas Zhupës, nuk ka asnjë arsye apo motiv që dikush ta sulmojë atë. Policia ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave te sigurisë pranë vendit të ngjarjes.

Pako u gjet mesditën e hënë pranë godinës së Gjykatës, në hollin e një zyre përkthyesish ligjore në pronësi të Eleni dhe Orest Zhupës.

E mbështjellë me qese të zeze dhe lidhur me telefon dyshohet se kishte 150-200 gram eksploziv.

 Xhenierët pas bënë çaktivizimin e saj e morën dhe e morën me vetë për të analizuar dhe përcaktuar llojin e lëndës plasëse.


TË NGJASHME