HomeSport

Tronditet Chelsea, FIFA hedh poshtë kërkesën e bluve

Atmosfera pozitive që ishte krijuar në shtëpinë e Chelsea, ka marrë një goditje ditën e sotme, pasi FIFA ka refuzuar kërkesën e bluve për të zhvlerësuar dënimin që ka marrë klubi londinez pak kohë më parë. Chelsea, është pranë kalimit në finalen e Europa League dhe është në lojë për një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.

Plot 2 vite pezullim nga merkato në hyrje dhe 600 mijë franga zvicerane, ishte dënimi që Chelsea mori, pasi rezultoi se londinezët, nuk kishin zbatuar rregulalt për transferimin e lojtarëve nën 16-vjeç. Ky dënim nga ana e FIFA-s, dëmton shumë të ardhmen e klubit, që duhet të përpiqen të ruajnë këtë ekip që kanë.

Bllokada e FIFA, nuk lejon merkaton në hyrje, por nga ana tjetër, lojtarët janë të lirë të largohen. Nuk pritet që Chelsea ta pranojë kaq lehtë këtë vendim dhe pritet që çështja ti kalojë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv .

Ndërkohë, në klubin anglez është çështja Higuain, i cili ka ardhur në formë huazimi nga Juventus, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit ose shtyrjen e huazimit edhe për një vit tjetër. Eden Hazard, ylli i ekipit, kërkohet me ngulm nga Real Madrid dhe në këto kushte, largimi i tij do të ishte një humbje e madhe për londinezët.


TË NGJASHME