HomeLajmi i Fundit

Ngjarja e plotë/ “Tronditet” Kavaja, një i vrarë me armë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës në lagjen numër 2 të qytetit, në banesën e një gruaje.

Sipas të dhënave të para thuhet se një person ende i paidentifikuar ka mbetur i vrarë, ndërkohë që një punonjës i policisë së burgjeve është plagosur.

Dyshohet se një prej personave ka shkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e ish-të dashurës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë.

Mes tyre ka pasur një debat dhe vajza ka thirrur në ndihmë një të afërmin e vet që punon polic burgjesh.

Pas perplasjes, polici i burgjeve ka vrarë ish-të dashurin e vajzës me armën e shërbimit si edhe vetë ka mbetur i plagosur.

Viktimë ka mbetur shtetasi Dritan Haxholli, partner i gruas së re, ndërsa polici i plagosur është Bledar Toci.