HomeLajmi i Fundit

Tronditet Vlora, shpërthim tritoli pranë një lokali

Një shpërthim me tritol ka tronditur gjatë natës qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35 në afërsi të një lokali në lagjen ‘Rilindja’.

Mësohet se lokali është në pronësi të shtetasit me inicale S.Z. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më datë 11.04.2019, rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale“, thuhet në njoftimin e policisë.