HomeSociale

“Trondítja më e madhe”/ Hyn në tualet me dhimbje barku, studentja lind fëmijë pa e ditur që ishte shtatzënë

Hyri si zakonisht në tualet dhe doli nga aty me një fëmijë! Një vajzë britanike është bërë virale në TikTok pasi zbuloi se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë deri në momentin që lindi në tualetin e shtëpisë. Jess Davis, 20 vjeçe, mirëpriti djalin e saj, Freddie Oliver, më 11 qershor të këtij viti, duke thënë se ajo nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur derisa dëgjoi të qarën e të porsalindurit.

“Ishte trondítja më e madhe e jetës sime, në fillim mendova se po ëndërroja”, tha mamaja e re për South West News Service të mërkurën.

Historia e Davis së pari fitoi vëmendjen ndërkombëtare fundjavën e kaluar, kur ajo postoi një video në TikTok më 13 qershor, duke grumbulluar shpejt 6 milionë shikime. “Mendova që isha bërë kaps, por ndërkohë po lindja një foshnjë”, ka shkruar 20-vjeçarja në videon që tregon të porsalindurin e shtrirë në një krevat.

Davis, e cila aktualisht është në kolegj, tha se ajo nuk kishte shenja të dukshme të shtatëzanisë dhe se filloi të ndihej ndryshe vetëm para se të lindte. “Periodat e mia kanë qenë gjithmonë të parregullta, kështu që nuk ua vura re. Ndonjëherë ndjeja të përziera, por kisha filluar të merrja një recetë të re dhe mendova se e kisha prej ilaçeve”, tha ajo.

Sidoqoftë, në mëngjesin e 11 qershorit, një ditë para ditëlindjes së saj të 20-të, Davis u zgjua me dhimbje të forta barku dhe hamendësoi që mund të ishin menstruacionet, por dhimbja u bë më e fortë me kalimin e ditëve.

“Mezi mund të ecja dhe as nuk shtrihesha dot. Duhej të bëja një festë në shtëpi atë natë për ditëlindjen time të nesërmen, kështu që bëra një dush në përpjekje që të ndihesha më mirë, por dhimbja sa vinte e përkeqësohej.” Më pas Davis ndjeu një dëshirë të madhe për të shkuar në banjë dhe u ul në tualet. “Në asnjë moment nuk mendoja se po lindja, thjesht e dija se duhej të shtyja”, deklaroi Davis.

Pasi kuptoi se sapo kishte lindur, Davis telefonoi shpejt shoqen e saj më të mirë, e cila mendoi se ishte një shaka. 20-vjeçares iu desh të shkrepte një foto për t’i vërtetuar shoqes, e cila njoftoi shpejt një ambulancë për të dërguar beben dhe nënën e re në spital.

I porsalinduri, Freddie, u vendos në një inkubator dhe mjekët besonjnë se ai lindi rreth një muaj më herët, pora tani janë mirë si nëna ashtu edhe foshnja./ Burimi: Page Goo | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME