HomeSociale

Tropojë/ Zjarr i madh në masivin e gështenjave

Një zjarr i madh ka rënë në masivin e gështenjave në Tropojë. Flakët vijojnë të djegin pemët e gështenjave prej disa orësh tashmë teksa era favorizon shpërndarjen e zjarrit.

“Vazhdon që nga ora 11 nga Shkalla e Grisë e deri në Velisht. Tym e flakë në Geghysen”-shprehet një banor i zonës.

Masivi i pemëve të gështenjës në zonën e Geghysenit është një dëm i konsiderueshëm për banorët e zonës pasi ai është dhe resursi kryesor me të cilin qytetarët e zonës mbajnë ekonomikisht veten.


TË NGJASHME