HomeModa

Truke bukurie të nevojshme për çdo vajzë

Bukuria nuk është vetëm gjenetike. Pamja jonë varet edhe nga zakonet që ne bëjmë në përditshmëri. Pamja është e rëndësishme në çdo kohë. Bright Side na tregon në fakt se cilat janë 5 truket e bukurisë që çdo vajzë duhet t’i bëjë.

1- Ngrini këmbët dhe mbajini ato me duar

Ngrini këmbët dhe mbani ato në mur teksa po flisni në telefon ose kur keni një maskë në fytyrë. Ky zakon i thjeshtë do t’ju ndihmonë të shmangni variçet në të ardhmen.

2-Kujdesuni për lëkurën e qafës suaj

Lëkura në qafë është e hollë dhe e ndjeshme. Ata që lexojnë në pozicion horizontal dhe flenë në një jastëk të lartë, shumë shpesh përfundojnë duke pasur rrudha rreth qafës para moshës 30 vjeç.

3-Mbani një shishe me ujë me vete

Shumica prej nesh e dimë se si konsumimi i ujit në baza ditore ndikon në trupin tonë. Blini një shishe dhe mbusheni çdo ditë me ujë dhe merreni me vete kudo që të shkoni.

4-Blini një jastëk saten nose mëndafsh

Zëvendësoni jastëkun tuaj me një material mëndafsh ose saten dhe reflektimi juaj në pasqyrë do të fillojë t’ju pëlqejë më shumë. Sipërfaqja e rrëshqitshme do të minimizojë fërkimet dhe do të bëjë që fytyra dhe flokët të duken më të freskëta.

5-Mos mbani fjongo që janë shumë të ngushta

Mos mbani fjongo shumë të ngushta, pasi do të dëmtoni strukturën e tyre dhe do t’i bëni flokët tuaja të brishta.


TË NGJASHME