HomeShëndeti

Truke për ta kthyer bukën e bardhë në një ushqim të shëndetshëm

Të gjithë biem dakord në një pikë: kur shkojmë tek furra e bukës, jemi të prirur që të blejmë bukën e zezë ose atë integrale përpara bukës së bardhë, edhe pse kjo e fundit përfaqëson 76% të llojit të bukës dominuese në dietat në Britaninë e Madhe.

Kështu, që ne mund të fokusohemi më shumë tek ajo për ta bërë pjesë të regjimit tonë të përditshëm ushqimor.

Sipas studiuesve në Oxford Brookes University, me vetëm një truk të thjeshtë ju mund ta transformoni bukën e bardhë në një super ushqim të qëndrueshëm dhe energjik.

Udhëzimi i duhur

Ngrirja e bukës së bardhë pra futja në frigorifer, pak përpara konsumimit, zvogëlon mundësinë e ngritjes fillestare të glukozës në gjak, madje deri në gjysmë .

Në vend të kësaj, kjo hile ndihmon që pas konsumimit, muskujt tuaj të ushqehen me energji, sidomos për ata që kanë nevojë për kardio në mëngjes. Sipas, Men’s Health, studiuesit besojnë se ky proces bën që enzimat në zorrë ta kenë më të vështirë konvertimin e niseshtes në sheqer, duke rezultuar në një lançim më të ngadaltë dhe të qëndrueshëm të energjisë.

Nëse punoni shumë gjatë ditës, ose keni kilometra ecje për të bërë, një tost me bukë të bardhë(të cilën më parë e keni ngrirë pak minuta) është burimi absolut i një super energjie për ju.


TË NGJASHME