HomeModa

Truke të thjeshta për vajzat shtatshkurtra

Dëshira për t’u dukur më e gjatë për femrat shtatshkurtra (por edhe për meshkujt) duket si një ëndërr e pakapshme.

Veshjet me vija vertikale janë ato që, më së shumti, këshillohen nga fashion designer-at për femrat me shtat të shkurtër, por kjo nuk është mënyra e vetme. Iluzionin e lartësisë mund t’jua krijojnë mjaft mirë edhe propozimet e mëposhtme.

Zgjidh këpucë të përshtatshme. Në këto raste bëhet fjalë që të zgjedhësh këpucë, të cilat të ndihmojnë për të nxjerrë në pah këmbët dhe jo çizme të gjata pa fund, në të cilat të dukesh si e zhytur brenda.

Mbaj flokët e shkurtër. Zakonisht, flokët e shkurtër të japin mundësi që silueta jote të duket më e gjatë. Por edhe nëse kjo zgjidhje nuk të pëlqen, atëherë flokët e gjatë duhet t’i mbash zakonisht të mbledhur.

Vish bluza të ngushta dhe me dekolte të theksuar. Veshja është shumë e rëndësishme që të dukesh më e gjatë edhe pa taka. Nëse mban një palë xhinse të errëta dhe të ngushta, të cilët mbërrijnë deri tek kyçi i këmbës apo pak më sipër, duke i kombinuar ato me bluza të ngushta, do t’i japësh vetes mundësin të dukesh më e gjatë.

Shmang çantat e mëdha. Çantat e mëdha mund të të ndihmojnë për të pasur gjithçka do brenda tyre, por zakonisht ato e zvogëlojnë gjatësinë dhe të bëjnë të dukesh më e shkurtër.

Vish pantallona dhe funde klasike. Në modë janë pantallonat e gjera dhe të gjata, me ngjyrë të zezë ose nude. Por edhe nëse zgjedh të veshësh një fund me gjatësi mbi gju zgjedhja është e duhur, sepse edhe fundi i shkurtër të tregon iluzionin e gjatësisë.


TË NGJASHME