HomeModa

Truket që përdorin vajzat e famshme për t’u dukur më të reja

Gratë duan të duken perfekte në çdo moshë. Teksa vajzat shikojnë fotot e personazheve të njohur botërorë ndjejnë zili, pse ato arrijnë të duken aq të reja dhe aq të freskëta në çdo moshë. Sekreti qëndron tek kujdesi që duhet të tregoni ndaj lëkurës. Ne do t’ju tregojmë disa truke që mund t’i realizoni edhe në shtëpi. Këto këshilla në fakt i aplikojnë edhe personazhet e njohur botërorë që duket aq në formë gjatë gjithë kohës.

Pini kafe përpara drekës

Grimieria Hollywood-ne Joanna Vargas i rekomandon të gjithë ata që e adhurojnë kafenë, ta pijnë përpara orës 14:00. Kafeina ka një efekt negativ në lëkurë, mirëpo në mëngjes metabolizmi ynë e tret më shpejt se në darkë.

Ndryshoni peshqirët çdo ditë

Shëndeti i lëkurës varet edhe nga peshqirët dhe çarçafët. Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje, por bakteret në peshqirët dhe çarçafët mund të krijojnë irritime të lëkurës. Doktorët rekomandojnë që të ndryshohen peshqirët e tualeteve çdo ditë, ndërsa këllëfi i jastëkut të ndërrohet një herë në 3 ditë.

Çdo natë shkoni të flini më herët se natën e kaluar

Çdo natë shkoni për të fjetur 10 minuta më herët se një natë më parë. Ju duhet ta bëni këtë gjë deri në momentin që ndjeni se keni fjetur mirë.

Përdorni pastën e dhëmbëve për thonj

Pasta e dhëmbëve e dimë të gjithë se çfarë funksioni që ka. Mirëpo, ju mund ta përdorni edhe për t’i bërë thonjt tuaj të duken më të lëmuar. Vendoseni pastën tek thonjt tuaj dhe lëreni për 10-15 minuta. Më pas pastroni thonjtë tuaj me një furçë dhëmbësh dhe ata do të duken më të shëndritshëm dhe më të bardhë.


TË NGJASHME