HomeSport

Trukimi i ndeshjeve, hije skandali për disa nga ekipet më të mëdha të La Liga

Trukimi i rezultateve të ndeshjeve është kanceri i vërtetë i sportit, që ndikon direkt në besueshmërinë e tij. Histori trukimesh janë regjistruar shumë në vitet e fundit, ku një prej tyre ka goditur direkt dhe futbollin shqiptar me dënimin e Skënderbeut, që u përjashtua 10 vjet nga Kupat e Europës.

Por ajo që ka ndodhur në Spanjë, mund të minojë përfundimisht besimin në kampionat, pasi bëhet fjalë për 4 ekipe të përfshira në histori trukimi dhe manipulimi ndeshjesh.

Ish-drejtori i Osasunës, Angel Luis Vizkei, ka denoncuar se skuadra ku ai ka qenë pjesë, ka paguar Getafen, Espanjolin dhe Betisin për të toleruar dhe fiksuar ndeshje.

Por presidenti i Osasunës, Migel Arçanko, ka hedhur poshtë këto akuza. Gjyqi për këto fjalë po vazhdon ende dhe UEFA është në pritje të verdiktit të tij përpara se të thotë fjalën e saj të fundit.


TË NGJASHME