HomeLajme

Trump: Dhuna ndaj besimtarëve duhet të marrë fund

trump

Presidenti Donald Trump ka thënë se njerëzit besimtarë në mbarë botën janë përballur me vuajtje dhe urrejtje.

“Dhuna dhe terrorizmi kundër njerëzve të të gjitha besimeve duhet të marrë fund. Të gjitha kombet e civilizuara duhet të bashkohen në këtë përpjekje”, është shprehur Trump.

Trump u foli të mërkurën liderave të besimeve fetare në një darkë të Shtëpisë së Bardhë në nder të Ditës Kombëtare të Lutjes, një ngjarje që ndodh të enjten.

Trump shprehu respekt për hebrenjtë amerikanë të vrarë dhe të plagosur javën e kaluar në një sinagogë në Kaliforni. Ai gjithashtu kujtoi sulmet ndaj të krishterëve në Sri Lanka dy javë më parë dhe mbi muslimanët në Zelandën e Re në mars.


TË NGJASHME