HomePolitikë

Trump: Do të rifillojmë bisedimet tregtare me Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se delegacioni amerikan dhe ai kinez do të rifillojnë bisedimet tregtare, pas një ndërprerjeje të gjatë. “Kam pasur një bisedë të mirë telefonike me presidentin kinez. Do të kemi një takim të zgjeruar javën tjetër në Japoni”, ka shkruar presidenti Trump në Twitter.

Ai tha se për këtë ka biseduar edhe me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe se ekipet e të dy udhëheqësve do të aranzhojnë përgatitjet për një takim mes tyre në kuadër të samitit G20 që do të mbahet këtë muaj në Japoni.

Bisedimet midis të dy palëve për të arritur një marrëveshje të gjerë u ndërprenë muajin e kaluar, ndërkohë që presidenti Trump edhe më herët ka shfaqur dëshirën që të takojë homologun kinez, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje.

Pala kineze ende nuk e ka konfirmuar nëse do të mbahet takimi, në kuadër të samitit të 20 vendeve më të zhvilluara të botës.


TË NGJASHME