HomePolitikë

Trump jep zgjidhjen e mirë për çështjen e kufirit irlandez

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se gjithçka do të zgjidhej më së miri lidhur me çështjen e kufirit irlandez, që është ndër pikat kryesore në qendër të negociatave të Brexit, shkruan Daily Mail.

“Ne kemi një situatë të tillë në kufirin e SHBA me Meksikën dhe ju keni një situate të ngjashme këtu, por mendoj se do të zgjidhet më së miri pas Brexit”, deklaroi Trump.

Trump ndodhet për një vizitë zyrtare në Irlandë, ku u prit nga kryeministri irlandez, Leo Varadkar.

Pas takimit me të, presidenti amerikan do të shkojë së bashku me kryeministrin irlandez në një fushë golfi, në pronësi të shefit të Shtëpisë së Bardhë. Trump njihet si njeri që kalon kohë të madhe në fushat e golfit. Aty ka kaluar kohë të shumta edhe prej që është zgjedhur president.


TË NGJASHME