HomePolitikë

Trump konfimon zyrtarisht rikandidimin në zgjedhjet presidenciale 2020

Presidenti i SHBA Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij të rizgjedhjes në 2020. Ai u bëri thirrje mbështetësve që ta mbajnë në pushtet edhe për 4 vite të tjera.

Presidenti republikan konfirmoi rikandidimin e tij para mijëra mbështetësve në një tubim në Florida, ndërsa e quajti shtetin ‘shtëpia e dytë’.

Presidenti u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Melania, e cila tha se do ishte shumë e ngazëllyer nëse do ishte Zonja e Parë për 6 vite të tjerë.

Trump i përshkroi kundërshtarët e tij si një “turmë radikale e majtë”, që sipas tij do të sillnin socializmin në SHBA.

Të martën në Orlando, Donald Trump “zyrtarisht” filloi  fushatën për rizgjedhjen presidenciale.

Natyrisht, të gjithë e dinin se do të kandidonte për rizgjedhje.  Kjo nuk ishte një surprizë. Ai paraqiti letrat për rikandidimin në janar 2017 dhe po mbante tubime të rregullta fushate në të gjitha shtetet kryesore që nga ajo kohë.


TË NGJASHME