HomePolitikë

Trump kundër mediave: Gënjeshtrat e tyre shpërndajnë urrejtje

Donald Trump është kthyer të sulmojë mediat një ditë pas vendosjes së disa pakove bombë në shtëpitë e ish-presidentëve amerikanë, redaksisë së televizionit CNN, por jo vetëm.

Në Twitter, presidenti i SHBA-ve, i akuzon se “po gjenerojnë zemërim, duke publikuar histori të rreme dhe të pavërteta, ato që ne i quajmë ‘fake news’”.

Ndërkohë, janë bllokuar ditën e sotme edhe dy pako të tjera të dyshuara në adresë të ish-zv.presidentit amerikan Joe Biden dhe aktorit të Hollivudit Robert De Niro.

Zhvillimi më i fundit vjen pasi hetuesit po përpiqen të kuptojnë se kush është përgjegjës për dërgimin e pajisjeve shpërthyese tek disa ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë si dhe në rrjetin televiziv CNN.

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve Christopher Wray tha se hetimi i kësaj çështjeje do të trajtohet me prioritetin më të lartë.

Gjatë një takimi të mërkurën vonë me mbështetës të tij Presidenti Donald Trump tha se vendosja nën shënjestër e zyrtarëve qeveritarë “është një sulm mbi vetë demokracinë e vendit”. Të enjten në mëngjes, në një postim në Tëitter, ai shkruante: “një pjesë shumë e madhe e zemërimit që shohim sot në shoqërinë tonë është shkaktuar nga raportimi qëllimisht i rremë dhe i pasaktë i mediave kryesore që unë i quaj Fake News (shtypi i rremë)”.


TË NGJASHME