HomePolitikë

Trump mbërrin në Japoni

Në kuadër të samitin e vendeve më të industrializuara G20, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërrin në Japoni.

Presidenti amerikan pritet të mbajë të paktën tetë takime bilaterale duke filluar me takimin e parë, që do të zhvillohet me kryeministrin australian, Scott Morrison.

Trump pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, presidentin kinez Xi Jinping, presidentin turk, Reccep Tayyip Erdogan dhe princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Ai gjithashtu do të mbajë takime me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Trump u tha gazetarëve kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, se ai pret një bisedë shumë të mirë me Putinin, por shtoi se “ajo që unë i them atij, nuk është punë e juaj”.

Përveç Iranit, Trump dhe Putin pritet të diskutojnë për Sirinë dhe Venezuelën, si dhe armët bërthamore.

Sa i përket Kinës qëllimi kryesor i Trumpit gjatë takimit të tij me Xi Jinping do të jetë rivendosja e negociatave tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pasi ato u pezulluan më parë gjatë këtij viti.


TË NGJASHME