HomePolitikë

Trump ofron ndihma të mëdha për…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ofruar një pako me masa përkrahëse për bujqit amerikanë.

Shumica e ndihmave të pakos qeveritare për bujqësi do të ofrohen përmes pagesave të drejtpërdrejta. Shumë grupe të bujqve e kanë mirëpritur vendimin e qeverisë, por gjithashtu kërkuan që shteti të arrijë marrëveshje tregtare me Kinën sa më shpejt që është e mundur.

“Bujqit tanë janë sulmuar nga Kina, por fondet prej 16 miliardë dollarëve do të bëjnë të qartë se asnjë shtet nuk e ka të drejtën e vetos për ekonominë dhe sigurinë kombëtare të Amerikës”, tha presidenti Trump gjatë një konference për gazetarë.


TË NGJASHME