HomePolitikë

Trump premton kura për kancerin dhe AIDS

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump u ka premtuar votuesve se do të kurojë jo vetëm kancerin dhe HIV AIDS, por dhe se do të dërgojë austronautët amerikanë në planetin Mars – nëse ai fiton një mandat të dytë.

Kështu Trump ka zyrtarizuar fushatën për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë duke e nisur tubimin e parë në Orlando të Floridas.

“Ne do të gjejmë kurën për një sërë sëmundjesh duke përfshirë edhe kancerin. Ne do të zhdukim AIDS-in në Amerikë njëherë e përgjithmonë dhe jemi shumë afër. Ne do të hedhim themelet për uljen e astronautëve amerikanë në sipërfaqen e Marsit”, tha ai.

Gjatë tubimit në Orlando, ndër të tjera Trump u zotua se do të vazhdojë të luftojë migrimin e paligjshëm.
“Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet të jenë një vend i shenjtë për qytetarët që respektojnë ligjin, jo për kriminelë të huaj”, deklaroi Trump.

Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen në nëntor të vitit 2020.


TË NGJASHME