HomePolitikë

Trump pret sërish sportistët në Shtëpinë e Bardhë

Kjo është hera e dytë gjatë vitit që ai pret sportistë universitarë dhe për çudi Donald Trump nuk ka ndërruar aspak menunë. Fast-food për të gjithë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i SHBA-së priti lojëtarët e futbollit amerikan të ‘’North Dakota State University’’, së fundmi të shpallur kampion të ligës së kampionatit universitar (NCAA).

“Mund të kishim patur shefa guzhine, por ju djem, unë ju njoh mirë’’, shtoi Trump. Vetëshërbehuni, mund të hamë këtu.

Trump, lojtarët dhe stafi i ekipit ishin mbledhur në një nga sallonet e Shtëpisë së Bardhë, përpara hamburgerave të McDonald’s, patateve të skuqura dhe copëza të pulës së pjekur të zinxhirit Chick-fil-A.

Në janar, ekipi i futbollit të ‘’Clemson Tigers’’ u prit me pica dhe hamburgera nga presidenti i 45-ë i SHBA-së.


TË NGJASHME