HomePolitikë

Trump tërhoqi mbrapsht kandidaten për ambasadore në Shqipëri. Mediat amerikane zbulojnë arsyen

Kathleen Ann Kavalec ishte emri kandidat nga Donald Trump për të qenë ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, por Trump e tërhoqi emërimin e saj dhe arsyeja nuk u bë e ditur. Mediat amerikane kanë shkruar se Kavalec ka komunikuar me ish-spiunin britanik Christopher Steele, që hartoi dosje false per Trump dhe kishte informuar një zyrtar të lartë, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

Kavalec, ishte punonjëse e Departamentit të Shtetit, ku ka punuar nën ndihmësin e sekretarit të shtetit Victoria Nuland. Ajo ishte gjithashtu ishte përkrahëse e ish presidentit Obama dhe kandidates demokrate Hillary Clinton.

Provë e bashkëpunimit thuhet janë edhe disa emaile, të cilat zbulojnë se Kavalec ka qenë në kontakt me Steele para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.


TË NGJASHME