HomeSociale

Trump: Veteranët e “D-Day”, krenaria e kombit tonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u shpreh sot se veteranët, pjesëmarrës në Zbarkimin në Normandi ishin krenaria e SHBA-së. Këtë e ka deklaruar gjatë një ceremonie të mbajtur në Collevile-sur-mer (veri-perëndim të Francës) me rastin e 75- vjetorit të zbarkimit të trupave aleate, më 6 qershor 1944.

“Ju renditeni në mesin e amerikanëve më të rëndësishëm që kanë jetuar deri më tani. Ju jeni krenaria e kombit. Ju jeni lavdia e Republikës sonë dhe për këtë ju falënderojmë nga thellësia e zemrës’”, deklaroi presidenti amerikan në prani të 60  veteranëve amerikanë, ku pjesa më e madhe e tyre ishin në karrige me rrota.


TË NGJASHME