Lajme Lifestyle Showbiz

Trupi perfekt, ja çfarë këshillon Xhesika Berberi

Modelja shqiptare Xhesika Berberi është bërë e njohur që në moshën 14-vjeçare dhe në daljet e para është zbuluar nga fotografi shumë i njohur Fadil Berisha.

Prej kohësh ajo vazhdon jetën në Amerikë, duke synuar tregun e modelingut.

Modelja ja ka dalë të ketë linja perfekte dhe duket se për këtë e ka një sekret.

Formulën e lumturisë të çdo femre, Xhesika e ka ndarë në Instagram ku tregon regjimin e saj të përditshëm.

“Ushqehem shumë shëndetshëm dhe e anashkaloj sa më shumë mishin. Palestër të paktën 3 herë në javë. Sa më shumë ujë, lëngje jeshile. 21 ditët e para janë pak më të vështira pastaj bëhet mënyrë jetese”, ka treguar Xhesika.

Related posts

Ekspertët: Do të duhen 10-15 vite për të rindërtuar Notre-Dame

Mila

Luan Rama: Protesta, revoltë qytetare jo akt terrorist

Klaudia gotanews

Arrestohen 3 taksistë në Shkodër

Mila
Na Kontaktoni!