HomePolitikë

Tryeza e OSBE për reformën zgjedhore, flet Gjiknuri

damian_gjiknuri

Bashkëkryetari i Komisionit të Posacëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri në një proncim për mediat lidhur me tryezën e mbledhur sot nga OSBE u shpreh se qëllimi i saj sot është për të parë përtej fushatës edhe financimin e partive.

“Qëllimi i tryezës është më i gjerë, për të parë përtej fushatës edhe financimin e partive. Ka diskutime nga më të ndryshmet problemet kkryesore janë aspekti i raportimi, kufizimet në shuma por edhe idetë apo kërkesa që kanë ardhur nga institucionet ndërkombëtare edhe për të kufizuar reklamat politike apo edhe për ti eleminuar ato.” tha Gjiknuri, ndërsa komentoi edhe prezencën e PD në këtë tryezë.

“PD e presim të vi me propozime konkrete në procesin e reformës zgjedhore dhe kur të shohim propozime të shkruara, se deri më tani nuk kemi parë gjë, përvec deklaratave politike, do shprehemi në lidhje me to.

Sa i përket rolit të PD, prezanca e saj në tryezë është e mirëpritur. Unë jam i bindur që ne mund të kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë tryezë për të adresuar edhe cështje të reformimit të partive politike, sepse ajo mund të jetë një gjë që mund të trajtohet jashtë kuadrit të reformës zgjedhore, Pra, legjislacioni i ri për financimin e partive politike do të përfshije edhe partitë kryesore shqiptare që në këtë rast është edhe PD.”- përfundoi Gjiknuri.

OSBE ka mbledhur sot tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka vendosur të marrë pjesë edhe në këtë tryezë duke u përfaqësuar sërish Ivi Kason. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.


TË NGJASHME