HomeRajon

Tsipras: Do e çoj deri në fund marrëveshjen me Maqedoninë!

Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe qeveria e tij i mbijetoi mocionit të mosbesimitparlament mbrëmë vonë. Kjo do të thotë se tashmë hapet rruga në parlament që të ratifikohet marrëveshja me Maqedoninë për emrin e ri, që në parlamentin e Shkupit u votua.

Tsipras mori mbështetjen e 151 ligjvënësve në parlamentin me 300 vende, duke përmbushur numrin që i nevojitej, në të kundërt Greqia mund të përballej me zgjedhje të parakohshme.

Vetë kryeministri Tsipras foli para gazetarëve grekë dhe tha se vota ndaj tij ishte në favor të stabilitetit të vendit: Sot parlamenti grek votoi për stabilitetin. Morëm votëbesimin, ndërkohë që shqetësimi ynë i vetëm është adresimi i nevojave dhe interesave të popullit grek.

Njoftimi për votëbesimin ndaj tij u njoftua të dielën, pasi partneri i tij në koalicion, Panos Kammenos dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm në shenjë proteste ndaj marrëveshjes.

Kujtojmë se prej shumë vitesh, Athina e ka kundërshtuar emrin zyrtar të Maqedonisë, duke pretenduar se me këtë emër, Shkupi mund të pretendojë për territorin në Greqinë Veriore që mban të njëjtin emër.

Në vitin 2018, Greqia dhe Maqedonia arritën një marrëveshje për të ndryshuar emrin në Maqedonia e Veriut. Megjithatë kundërshtarë të marrëveshjes thonë se emri i ri është një përpjekje për të minuar identitetin grek. Në muajin tetor bëhen katër vite qeveri të Tsipras, edhe pse opozitarët thonë se mund të ketë zgjedhje më shpejt sesa parashikohen.


TË NGJASHME