Aktualitet Lajme Politikë

Tsipras pranon gjendjen e luftës me Shqipërinë

Negociatat me Shqipërinë ishin më të vështira se me Maqedoninë”, kështu është shprehur kryeministri grek Tsipras, nga Samiti i Sofjes.

Gjithashtu Tsipras pranoi se Shqipëria dhe Greqia janë ende në gjendje lufte, si edhe konfirmoi përparimin e bisedimeve për të cilat tha se ishin tejet të vështira.

“Negociatat me Shqipërinë ishin më të vështira se me Maqedoninë, na kanë marrë më shumë kohë. Imagjinoni që kemi për të zgjidhur çështje që janë të hapura që nga Lufta e Dytë Botërore. Jemi ende në gjendje lufte.

Është çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike, një çështje e rëndësishme si dhe të tjera mes të cilave edhe respektimin i të drejtave të minoritetit grek. Jemi në rrugë shumë të mbarë, nuk dua të them i sigurt, por jam shumë optimist se do të kemi zhvillime pozitive për këto çështje brenda Qershorit”.

Shqipëria dhe Greqia mund të përmbyllin brenda Qershorit marrëveshjen për kufirin detar dhe po ashtu t’i japin zgjidhje  çështjeve të mbetura pezull nga lufta e dytë botërore./hapur.al

Related posts

10% e shqiptarëve nuk marrin rrogën, një pjesë tjetër paguhet… pa para

Mila

Murosën shqiptarin në vilën luksoze, ndalohen 4 persona

Mila

‘Shkarkimi i Hilës, akt kriminal’, Basha: Skenar i Ramës dhe Tom Doshit

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!