HomeUdhëtime

Tujani i mrekullueshëm! Vetëm disa minuta larg Tiranës…

Ky kanion ndodhet në afërsi të Tiranës, pikërisht në grykën midis maleve të Tujanit dhe Brrarit. Lumi që ka formuar këtë kanion në mijëra vjet, quhet “Lumi i Tiranës” (ose njihet si lumi i Brrarit, m.q.s. ndodhet edhe pranë fshatit Brrar)

Ujërat e tij burojnë nga Mali me Gropa dhe derdhen në lumin Erzen.

Kanioni ka një gjatësi prej 1.2 km dhe gjatë rrugëtimit të tij formon zgavra, katarakte të vegjël, guva etj, duke krijuar një terren interesant për ata që preferojnë eksplorimin e tij.

Kanioni ndodhet përgjatë segmentit të “rrugës së vjetër të Arbrit” e cila ndodhet në të djathë të tij kur vjen nga Tirana.

Përshkimi i rrugës së vjetër të Arbrit është një destinacion i mirë për ata që preferojnë ecjen malore. Nuk ka shenja për këtë, por me ndihmën e guidave vendase mund të gjendet lehtë. Rruga për atje nga Tirana kalon në Shtishtufinë dhe vazhdon deri në fshatin Brrar. Pjesa më e madhe është e asfaltuar dhe pastaj vazhdon në rrugë rurale të mirë.


TË NGJASHME