HomeSport

Turi eleminator i Champions League, short i vështirë për Partizanin

Para pak çastesh, UEFA, ka bërë publike edhe ekipet me të cilat do të ndahet shorti i parë i turit eleminator të Champions League. Kampionët e Superiores, Partizani ka mësuar se në cilin grup do të jetë dhe cilat ekipe do të ketë kundërshtare.

“Demat e Kuq”, janë në grupin e dytë, së bashku me kampionët e Skocisë, Celtic, ata të Azerbajxhanit, Qarabag, kampionët e Moldavisë, Sheriff Tiraspol , kampionët e Sllovakisë,
Slovan Bratislava dhe kampionët e Luksemburgut, Dudelange .

Duket një short mjaft i vështirë për Partizanin. Celtic është një prej skuadrave historike të kontinentit, kurse Qarabag dhe Sheriff Tiraspol, njihen për shpenzimet që kanë bërë në merkato së fundmi. Nuk mund të lihen mënjanë edhe Slovan Bratislava që ka pasur një ecuri pozitive në sezonet e fundit apo Dudelange, që sezonin e shkuar arriti të luante edhe në fazën me grupe të Champions League.

Grupi 2

Partizani (ALB)

Rivalët

Celtic (SKO)
Qarabag (AZE)
Sheriff Tiraspol (MOL)
F91 Dudelange (LUK)
Slovan Bratislava (SLLO)


TË NGJASHME