HomeUdhëtime

Turqi/ Hapet aeroporti më i madh në botë

Këtë javë Turqia do të hapë zyrtarisht aeroportin e ri gjigand në Stamboll. Shuma që është investuar për këtë projekt arrin vlerën e 8 miliardë dollarëve.

Transferimi nga Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk në aeroportin e ri të Stambollit ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas ministrisë së Transportit, ky proces do të kompletohet më 7 prill. Trafiku ajror do të ndalet në të dyja aeroportet për 12 orë, duke nisur më 6 prill, derisa pritet që edhe disa autostrada të mbyllen gjatë kësaj kohe.

Kompanitë ndërkombëtare do të rinisin fluturimet nga objekti i ri në mesnatën e 6 prillit.

Kompania e këtij shteti ka thënë se do të transferojë rreth 50.000 tonë pajisje, ndërkohë që rreth 1,800 persona janë angazhuar për procesin e bartjes.

Aeroporti i ri, në anën evropiane të Stambollit është inauguruar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan më 29 tetor.

Hapja zyrtare është shtyrë tre herë për shkak të punimeve. Ky aeroport planifikohet t’iu shërbejë rreth 200 milionë pasagjerëve brenda një viti deri më 2027.

Përveç tij, edhe aeroporti, Sabiha Gokcen, që gjendet në anën aziatike, do të vazhdojë të jetë i hapur në Stamboll.


TË NGJASHME