HomeSport

Turqi-Shqipëri, biletat për tifozët shqiptarë…

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë të shiten në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF-së.

Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019, ora 20:45.

Bileta kushton 700 lekë dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta. Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte.

Sektori i tifozëve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla (vjollcë).

Më poshtë është pasqyruar harta e stadiumit “?ükrü Saraco?lu” në Stamboll:


TË NGJASHME