HomeSociale

Turqi-Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Republikës së Turqisë, Murat Kurum dhe ministri i Shtetit për Rindërtim i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, kanë nënshkruar “Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Ndërtimin e Banesave pas Katastrofës”.

Këto banesa përfshijnë ndërtimet në qytetin e Laçit të 522 banesave, 37 njësive tregtare dhe parkingut të mbyllur me kapacitet për 375 automjete.

Nëpërmjet një videokonference Kurum bëri të ditur se këtë bisedë e zhvilluan për të nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për banesat pas tërmetit, të cilat do të ndërtohen me udhëzimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Shqipërinë miqësore e vëllazërore.

“Me detyrën vëllazërore, jo vetëm në pikën e projekteve për banesat, Turqia ndodhet gjithmonë, në çdo fushë pranë popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë”, theksoi Kurum.

Ndërsa shton më tej: “Shpresojmë që sa më shpejt të kryejmë ceremonitë e dorëzimit të banesave me pjesëmarrjen e presidentëve Recep Tayyip Erdogan dhe Ilir Meta, si dhe Kryeministrit Edi Rama. Shpresoj që ky bashkëpunim me Shqipërinë do të kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve. Që nga tani uroj që këto streha të reja që do ndërtojmë, të jenë të dobishme. Shpreh falënderimet e mia për presidentit tonë, autoritetet shqiptare dhe Ambasadën tonë në Tiranë, të cilët kanë kontribuuar shumë në formimin e kësaj marrëveshjeje. Zemrat e popullit shqiptar dhe popullit turk janë dhe rrahin gjithmonë bashkë. Dhe kështu vazhdojnë të jenë.”

Postimi i Arben Ahmetajt

Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç. Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim. Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara. Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjeçare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij. Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laç

K.S/GotaNews


TË NGJASHME