HomeSociale

Turqia konfirmon viktimën e parë nga koronavirusi

Turqia ka konfirmuar vdekjen e parë nga koronavirusi në vend, pasi një pacient 89-vjeçar ndërroi jetë sot, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 51 raste të tjera të koronavirusit u diagnostifikuan, dhe numri i të prekurve nga ky virus u rrit në 98.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur Evropën epiqendër të re të koronavirusit të njohur zyrtarisht si COVID-19, pasi fillimisht epiqendra ishte qyteti kinez Wuhan.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME