HomeRajon

Tusk, Presidenti i KE-së viziton Tiranën

Sot Tiranën e viziton presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk. Ai vjen ne Tiranë në në kuadër të një turi ballkanik ku do takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me presidentin serb, presidentin kosovar, atë të Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Në axhendën e presidentit të Këshillit të Europës Tusk është takimi me kreun e qeverisë shqiptare në orën 12.40 dhe në orën 13.15 do të zhvillojnë një konferencë për mediat.

Gjatë fjalimit që mbajti në Parlamentin Europian në 18 prill, presidenti Tusk tha: “Mesazhi për miqtë tanë është i qartë: Bashkimi Evropian është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin. Si investitori më i madh, donatori më i madh dhe premtimi më i mirë për një të ardhme më të mirë për qytetarët. Samiti ynë duhet të ripohojë perspektivën evropiane të rajonit dhe, më e rëndësishmja, duhet të përmirësojë, në terma konkretë, lidhjet brenda rajonit “

Të gjitha këto takime do jenë raste të rëndësishme për t’u përgatitur për takimin e ardhshëm me krerët e shteteve ose qeverive të BE-së dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Sofje më 17 maj. Do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe me Bashkimin Evropian/tiranapost.al


TË NGJASHME