HomeTeknologji

TV 8K nga Sharp del në shitje muajin e ardhshëm

4K është gati të bëhet zgjidhja standarde për të ardhmen e afërt, shohim më shumë ekrane me rezolucion 4K dhe më shumë pajisje që mund të incizojnë video 4K.

Sidoqoftë, në të ardhmen mund të shohim ekrane me rezolucion edhe më të lartë, siç është 8K, dhe duket se Sharp tashmë është gati për të ofruar këtë mundësi.

Kompania ka njoftuar në CEATEC 2018 se do të dërgojnë 8K TV të tyre në muajin e ardhshëm, që do të thotë se nëse jeni në kërkim për një TV 8K, Sharp është një nga kompanitë që duhet të hulumtoni.

Oferta e Sharp ka një avantazh, për shkak se vjen me një mjet shtesë të integruar që ju mundëson të kërkoni emisione të transmetuara në rezolucion 8K, edhe pse pa dyshim ende nuk ka shumë përmbajtje 8K në dispozicion.


TË NGJASHME