HomeTeknologji

Twitter, mundëson të bllokoni dhe një fjalë të vetme

Si çdo program tjetër edhe Twitter iu mundëson përdoruesve, që të bllokojnë llogaritë, apo bisedat që nuk janë në interesin e tyre.

Por gjithshtu mund të bllokohen edhe tema të caktuara, për të cilët përdoruesit nuk kanë interesim.

Twitteri mundëson që të bllokohet edhe një fjalë e vetme, nëse nuk dëshironi ta shihni më, madje me shumë lehtësi.

Duhet ta selektoni fjalën e padëshiruar dhe ta mbani më gjatë, derisa del një shirit, ku duhet të zgjidhni opsionin ‘mute’.

Më pas, do të dërgoheni në një faqe tjetër, ku fjalën e padëshiruar mund ta ndaloni së shfaquri për 24 orë, shtatë ditë, 30 ditë apo përgjithmonë.

Kur të keni vendosur, se nuk iu pengon më ajo fjalë, apo fjalë të tjera që i keni bllokuar, mund të ktheheni në të njëjtën faqe dhe të zhbllokoni ato, duke mundësuar që t’ju shfaqen materiale që e kanë atë përmbajtje.


TË NGJASHME