HomeShowbiz

U akuzua për photoshop, Kendall Jenner: Unë s’kam postuar diçka të tillë!

Kendall Jenner ishte e pranishme në protestën që u zhvillua në Amerikë dhe fotoja e saj shkaktoi shumë zhurmë në rrjet.

Modelja shfaqej duke protestuar teksa mbante në dorë një pankartë ku shkruhej “Black Lives Matter”, por kishte diçka në hijën e saj, që qartazi dukej nga fotoja.

Hija tregonte Kendall-in me duar të ngritura, por bosh, pa pankartë, si në foton e publikuar. Njerëzit e nervozuar reaguan menjëherë në Tëitter, duke e akuzuar për fotoshop dhe mungesë të theksuar serioziteti ndaj çëshjtes në fjalë.

Aty duket sikur Kendall nuk mban asgjë në dorë dhe ajo ka reaguar për këtë postim duke thënë se ajo foto nuk i përket asaj dhe se është e gjitha photoshop!

“Kjo është fotoshopuar nga dikush. Unë s’kam postuar diçka të tillë!”

Kujtojmë se vitin që kaloi Kendall u vendos në një situatë të sikletshme teksa xhironte reklamën e Pepsit.


TË NGJASHME