HomeLajmi i Fundit

U akuzua për terrorizëm, Apeli italian konfirmon dënimin për shqiptarin

Edhe shkalla e dytë e gjyqësorit ka lënë në fuqi dënimin për kosovarin Gagurr Dibrani, i akuzuar për terrorizëm. 27 vjeçar jeton me familjen e tij në Fiesse të Italisë, ndërsa u arrestua tre vjet më parë në Digos, duke u dënuar me dy vite burg.

i riu mbetet në burgun Rebibbia që pas ekstradimit nga Kosova dy javë më parë. për zbardhjen e vendimit të trupës gjykuese do të duhet të pritet 70 ditë.

Ai u dëbua fillimisht nga Italia kur gjykata e Brescias e liroi atë pesëmbëdhjetë ditë pas arrestimit, duke anuluar kështu urdhrin e për lirim me kusht.

Avokati Marco Capra, përveç kërkesës për lirimin ose të paktën t’i japë klientit të tij pezullimin e dënimit, ka kërkuar një masë alternative me atë të burgut.