HomeLajme

Pengoi hapjen e qendrave të votimit, lihet i lirë 23-vjeçari në Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë 23-vjeçarin Emrah Shaba, i cili u arrestua një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Shaba u arrestua nën akuzën e pengimit të procesit zgjedhor në qendrat e votimit në Postribë.

Gjykata e Shkodrës, në seancën e drejtuar nga gjyqtarja Arta Llazari vendosi lirimin e tij për shkak të mungesës së provave që e fajësojnë 23-vjeçarin për këtë vepër penale

Ndërsa familjarët pas arrestimit të të riut hodhën akuzat se 23-vjeçari u vu në pranga për shkak të bindjeve politike që ka familja e tyre.


TË NGJASHME