HomeLajmi i Fundit

U arrestua në Durrës, kush është 30 vjeçari pjesë e rrjetit ndërkombëtar të…

Ata blenë heroinë dhe marihuanë nga shqiptarët dhe ua shisnin në Kalabri, në ndryshim nga “Ndrageta” që kishte kokainën, për ta shitur në sheshet e veriut të Barit.

Tre burra u arrestuan nga policia lokale, midis të cilëve edhe një 30 vjeçar shqiptar, i quajtur Emiljano Mustafa, ndërsa dy të tjerët shtetas italianë, shkruan “La Republica”.

Policia shqiptare bëri me dije më herët gjatë ditës se 30 vjeçari është arrestuar në Durrës.

Sipas mediave italiane, ata të ishin pjesë e një organizate transnacionale të trafikut të drogës.

Gjatë dy viteve hetime, policia sekuestroi sasi të mëdha të lëndëve narkotike, duke filluar nga 12 pako heroinë që peshonin 4 kg, që sekuestruan më 27 shtator 2017. Droga transportohej nga 66-vjeçarja Molfetta Giacchino Spadavecchia, e cila kishte zbritur nga trageti që vinte nga Durrësi. Nga ai episod u kuptua se sasi të mëdha droge udhëtonin nga rrugët e Adriatikut, duke u drejtuar drejt veriut të Barit.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar 100 kilogramë marijuanë të cilat, më 30 janar 2018, Umberto Barretta po i transportonte për në Siçili. Gjithashtu u sekuestruan edhe 15 kilogramë heroinë, më 11 prill 2018.