Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

U arrestua në Fier, 71 vjeçari i dënuar për trafik heroine drejt Italisë

Për dy vjet sipas asaj që kanë konstatuar hetuesit, ai kishte transferuar sasi të mëdha të heroinës nga Shqipëria në Itali.

Pasi u zbulua, ai i shpëtoi prangave duke u strehuar në vendin e tij. Por, pas 7 vitesh si “fantazmë”, atij iu desh të dorëzohej.

Karabinierët e seksionit Catturandi dhe policia shqiptare arrestuan Maliq Hykën, 71 vjeçar, i cili rezultonte në kërkim prej vitit 2012, kur Gjykata e Milanos lëshoi një urdhër ndalimi pas një dënimi me 14 vite e gjashtë muaj burg për trafikun e drogës.

Grupi kriminal ishte zbuluar disa vjet më parë, kur policia konstatoi gjashtë burra, përfshirë edhe Maliqin, tre djemtë dhe dy të tjerë duke importuar heroinë me anije, me furgonë të vegjël ose me kamionë me targa greke. Droga më pas ruhej në Madonnina.

Që prej periudhës së dënimit, 71 vjeçari ka qenë i arratisur por nga korriku 2016, hetuesit në Catturandi filluan hetimet për ta gjetur, ndërsa u arrestua ditët e fundit, pas lokalizimit në Fier, qyteti i tij i lindjes.

Mediat italiane shkruajnë se në Fier, një nga djemtë e tij, Enea, gjithashtu në kërkim deri në maj të vitit 2017, është bllokuar gjithashtu. Hetuesit e zbuluan edhe pse kishte ndryshuar emrin në Mikel.

Related posts

Lushnjë, fermerët në protestë. Derdhin qumështin në rrugë

Xhensila Gotanews

Kriza, Maliqi flet për ‘peshqit e mëdhenj’: Ka ardhur momenti të…

Xhensila Gotanews

Trump ofron ndihma të mëdha për…

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!